Promovimi i programeve cilësore dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në drejtësi, barazi dhe respekt për diversitetin, që i kontribuon afrimit të marrëdhënieve ndëretnike.

IAMN

Kush jemi ne?

IAMN ka për qëllim avansimin e raporteve ndëretnike të cilat do të zhvillohet nën frymen europiane në gjithë teritorin e Republikës se Kosovës por me theks të veçantë ato komuna ku komunitetet jetojnë dhe veprojnë së bashku dhe e gjithë kjo do të zhvillohet në frymen e barazi ndëretnike dhe ndërkulturore.

Aktiviteti i institutit ndërlidhet me hulumtime kërkimore, shkencore dhe analiza që ndërlidhen mbi gjendjen faktike të jetes se tyre në komunitet, përceptimi i tyre mbi qasjen e instuticioneve lokale dhe atyre qendrore, mbi gjendjen e sigurise dhe qasjes se tyre dhe tematikat tjera të rendesishem për komunitetin në vazhdimësi e cila do të mundëson që të nxjerren rekomandime për organet shtetrore për tja përmisuar gjendjen e komuniteteve në komunitet.

Bëhu pjesë e IAMN

IAMN është e përkushtuar në promovimin e programeve cilësore dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në drejtësi, barazi dhe respekt për diversitetin, që i kontribuon afrimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve

Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë zyrtarët në pozita udhëheqëse të OJQ-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e OJQsë.
Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.

Organi udhëheqës (Bordi)

Bazuar në përgjegjësitë e dhëna me këtë statut, organi udhëheqës i ndërmjetëm Bordi Ekzekutiv duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës.

Bordi do të ketë këto përgjegjësi ekzekutive dhe propozon përfaqësuesin e autorizuar të organizatës,të kontrollojë implementimin e qëllimit dhe aktiviteteve të parapara në statut, mbikqyrja e punës së zyrtarëve dhe nëpunësve të OJQ-së.

Bordi zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës. Ata do të zgjedhen individualisht me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Bordit mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Bordit, e cila aprovohet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash.

HULUMTIM IAMN: 90% Serbet nen lumin Iber te gatshem te shesin pronat e tyre !

Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike (IAMN) prej 1 gushti deri më 20 shtator të këtij viti ka realizuar hulumtimin në gjashtë komunat me shumicë serbe nën lumin Ibër (Graçanicë, Novobërd, Shtërpcë, Kllokot, Partesh dhe Ranillugë) me temën “Qëllimet dhe...

IAMN: Istraživanje o učinku srpskih predstavnika u skupštinu Kosova, vladi Kosova i opštinama sa srpskom večinom

Institut za afirmaciju medjuetničkih odnosa (IAMN) je u period od 15 Aprila do 31 Avgusta realizovao istraživanje sa 501 anketiranih vezano za performansu ( učinak) srpskih ministara u vladu Republike Kosova, srpske poslanike u skupštinu Republike Kosova i lokalnu...

VATIKANI NJË HAP DREJT NJOHJES

  Emanuel Demaj anëtar i bordit të IAMN-së për marrëdhënie me Vatikanin në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, e ka quajtur si shumë të rëndësishme vendimin e Vatikanit për kishën e Kosovës, e cila nga Administratura Apostolike, tani do të jetë Ipeshkvi...

Sfidat ne skenen politike serbe ne Republiken e Kosoves pas vrasjes se politikanit serbe Oliver Ivanoviq

Duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviç, Slavisa Petkoviç thotë se kishte pasur mosmarrëveshje mes përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, por se vrasjet nuk ekzistonin kurrë. Megjithatë, siç thotë ai, hyrja e SNS në pushtet ka ndryshuar gjithçka, sepse sipas tij, kushdo...

Hulumtimi i IAMN-Njohja e armikut te brendshem Sfidat e komunitetit serb ne Kosove

  Nė njė konferencė qė prezantoi hulumtimin "Zbulimi i Armikut tė Brendshem: Problemet e Komunitetit Serb nė Kosovė", u tha se vrasja e Oliver Ivanoviqit u shqetėsua jo vetėm nga serbėt, por nga e gjithė Kosova. Njė studim i kryer nga instituti tregon se serbėt, dhe...