STATUTI I
INSTITUTI PËR AFIRMIMIN E MARRDHËNIEVE NDËRETNIKE
Promovimi i programeve cilësoer dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në drejtësi, barazi dhe respekt
për diversitetin, që i kontribuon afrimit të marrëdhënieve ndëretnike.
Ky statut do të qeverisë shoqatën jofitimprurëse Instituti për Afirmimin e Marrdhënieve
Ndëretnike, të themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat
Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Neni 1
Emri, forma dhe adresa
1.1. Organizata do të quhet INSTITUTI PËR AFIRMIMIN E MARRDHËNIEVENDËRETNIKE
1.2. Ajo mund të njihet edhe si IAMN
1.3. Organizata është shoqatë jofitimprurëse, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit
Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
1.4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë
person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet
jofitimprurëse të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale,
qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit,
ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesa e
kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona bëjnë për
këtë organizatë.
1.5. Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet OJQsë
dhe anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj ndalohet, përveç, nëse organi
drejtues vendos, pas hetimeve të arsyeshme, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i
arsyeshëm për OJQ-në, dhe se OJQ-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme
me përpjekje të arsyeshme dhe brenda rrethanave ekzistuese.
1.6. Organizata mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së
aktiviteteve të saja jofitimprurëse, në pajtim me paragrafin 1.4 të këtij Statuti dhe nenin 4 të Ligjit
për Lirim të Asociimit në OJQ 04/L-57, me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të
aktiviteteve ekonomike të shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në këtë
statut.
1.7. Organizata e ka zyrën e saj qendrore në Rrustem Statovci. P.n. Prishtinë 10000

Neni 2
Themeluesit
2.1. Themelues të organizatës janë:
A. Afërdita Sheholli me numer personal 1174798822 dhe me nr të ID0655660 e linduar në
Podujevë me adresë Rr.Agim Ramadani, Hy. A3 Nr.72-1/Prishtinë/Prishtinë
B. Arbër Bezeraj me numer personal 1234214256 dhe me nr të ID0551526 i lindur në Pejë me
adrese Rashiq/Rashiq/Pejë
C. Andin Randobrava me numer personal 1000308206 dhe me nr të ID03304744 i lindur në
Prishtinë me adresë Rr. Afrim Loxha/Prishtinë/Prishtinë
D. Vladimir Zivkovic me numer personal 1173262287 dhe me nr të ID0182846 i lindur në
Prishtinë me adresë në Ugljare/Uglar/Graçanicë
E. Valdete Qollaku me numer personal 1005836910 dhe nr të ID02614597 e lindur në Çubrel
, Skenderaj.
2.2 Kuvendi i Anëtarëve vendos për përfaqësuesin e autorizuar të OJQ-së, i/e cili/a përfaqëson
organizatën dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai ose ajo është përgjegjës
për informimin e autoriteteve kompetente për çfarëdo ndryshimi në të dhënat e deklaruara në rastin
e regjistrimit të organizatës.

Neni 3
Qëllimi
3.1.Avansimi i raporteve ndëretnike e cila do të zhvillohet nën frymen europiane në gjithë teritorin
e Republikës se Kosovës por me theks të veçantë ato komuna ku komunitetet jetojn dhe veprojnë
sebashku dhe e gjithë kjo do të zhvillohet në frymen e barazi ndëretnike dhe ndërkulturore.
3.2. Aktivitetit i institute ndërlidhet me hulumtime kërkimor , shkencore dhe analiza që ndërlidhen mbi
gjendjen faktike të jetes se tyre në komunitet, përceptimi i tyre mbi qasjen e instuticioneve lokale dhe
atyre qendrore , mbi gjendjen e sigurise dhe qasjes se tyre dhe tematikat tjera të rendesishem për
komunitetin në vazhdimësi e cila do të mundëson që të nxjerren rekomandime për organet shtetrore
për tja përmisuar gjendjen e komuniteteve në komunitet.

Neni 4
Anëtarësimi
4.1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë,
gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar
ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të
pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të
organizatës.
4.2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagesa e anëtarsimit nga anëtarët. Në
rast të vendosjes së pagesës së anëtarësimit, Kuvendi do të vendosë për rregullat dhe procedurat e
pagesës së anëtarësimit, përfshirë marrjen e masave të ndryshme, deri në përjashtimin e anëtarit
nga organizata në rast të mospagesës së anëtarësisë.
4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e
Kuvendit të Anëtarëve në rast të në rast të mos pageses se antarsis per 3 muaj rregullisht. Në rast
të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.
4.4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë
të anëtarëve prezent.

Neni 5
Kuvendi i Anëtarëve
5.1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë
anëtarëve të organizatës.
5.2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të
organizatës. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë
zyrtarët në pozita udhëheqëse të OJQ-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të
interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e OJQsë.
Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.
5.3. Kuvendi ka të drejtë të :
a. Të kërkojë llogari nga gjithë antaret e saj për mos funksionalitet apo ushtrim të detyrave të tyre.
b. Të përjashtoj apo largoj antaret të cilet e shkelin rregulloren e punes se Institutit konfrom statutit

Neni 6
Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve
6.1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore
(MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, deyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe
programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të
ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm.
6.2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të
Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga organet tjera të
ndërmjetme. Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve i cili do të
lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin vijues.
6.3. Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ, duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së
mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për mbledhjen do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së
paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
6.4. Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve.
Nëse ky kuorum nuk arrihet në tentimin e parë, takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më
vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.
6.5. Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve.
6.6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent.
6.7. Asnjë anëtari të Kuvendit të Anëtarëve nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen
e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Kuvendit të
Anëtarëve konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka
interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 7
Organi udhëheqës (Bordi)
7.1. Bazuar në përgjegjësitë e dhëna me këtë statut, organi udhëheqës i ndërmjetëm Bordi
Ekzekutiv duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës.
7.2. Bordi do të ketë këto përgjegjësi ekzekutive dhe propozon përfaqësuesin e autorizuar të
organizatës,të kontrollojë implementimin e qëllimit dhe aktiviteteve të parapara në statut,
mbikqyrja e punës së zyrtarëve dhe nëpunësve të OJQ-së.
7.3. Bordi zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës. Ata do të zgjedhen individualisht me shumicë të
votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Bordit
mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Bordit, e cila aprovohet nga Kuvendi
i Anëtarëve me shumicë votash.
7.4. Bordi do të ketë të paktën 3 (tre) anëtarë, njëri nga të cilët duhet të zgjedhet si Kryesues i
Bordit.
7.5. Anëtarët e Bordit mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.
7.6. Anëtarët e Bordit mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me shumicë votash të
Kuvendit të Shoqatës.
7.7. Mandati i anëtarit të Bordit pushon:
Në rast të vdekjes,
Dorëheqjes ose
Shkarkimit nga Kuvendi i Anëtarëve.
7.8 Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Bordit, Kuvendi i Shoqatës
duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur.
7.9. Vendimet në Bord merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë.
7.10. Bordi mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të
vendimit.
7.11. Asnjë anëtari të Bordit nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit
për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Bordit konsiderohet se ka interes
ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 8
Zyrtarët dhe Nëpunësit
8.1. Në rast nevoje organizata punëson persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të
organizatës. Zyrtari kryesor ekzekutiv Kryetari zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës.
8.2. Zyrtarët duhet të punësohen në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, të gjitha
të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit, si dhe obligimet dhe përshkrimin e
punës dhe përgjegjësive të Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të
paguhen vetëm për punën e kryer për organizatë.

Neni 9
Shpërbërja e organizatës
9.1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të
Anëtarëve.
9.2. Kur të vendos për shpërbërjen e organizatës, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e
shoqatës ose fondacionit në Kosovë që do të marrë pasurinë e mbetur pasi të jenë paguar borxhet
e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njejta ose të
ngjajshme sikurse organizata.

Neni 10
Ndryshimet e statutit
10.1.Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave e anëtarëve prezentë të
Kuvendit të Anëtarëve.

Neni 11
Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar
11.1. Bordi dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve,
MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.
11.2. Viti financiar i organizatës do të përputhet me vitin kalendarik.

Ky statut është aprovuar në Prishtinë
Më 15/12/2017